Fusha e re e veprimit të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT) për zbatimin e inovacioneve në sektorin publik vazhdon me dy thirrje në sferën e arsimit, për nxitjen e ideve kreative te nxëlnësit e shkollave fillore dhe të mesme, dhe për përpunimin e ndihmësve inovative arsimore. Vitin e ardhshëm Fondi planifikon 15 deri 20 milionë euro për plasman në ekonominë kombëtare, përcjell Fol.

“Qëllimi nuk është të kemi produkt ose shërbim të suksesshëm komercial, por realithst zhvillim të kulturës së mendimit kreativ te të rinjtë. Gjatë tre muajve të kaluar në analizat tona të gjendjeve kemi konfirmuar se ka potencial të madh për financimin e projekteve, por për fat të keq nga ana tjetër kemi realisht interes të vogël të shfrytëzimit të mjeteve. Me përkrahje të kësaj reforme në të ardhmen do ta rrisim tregun për plasman të produkteve financiare të Fondit, respektivisht në afat të mesëm të marrim sa më shumë aplikacione në ekonomi me resurse njerëzore nga vendi”, thotë drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski në intervistë për AIM.

Ai informoi se paralajmëron se në bashkëpunim me Bankën Botërore i finalizojnë aktivitetet për shpalljen e thirrjes për instrumentet akseleratorë dhe ekstension teknologjik, për të cilat deri tani nuk ka pasur shpallje.

Bëhen përpjekje, siç thotë, që të zhbllokohet realizimi i thirrjes së katërt për përkrahje financiare të start ap dhe ideve inovative deri në fazë të komercializimit, me çka ndahen 85 milionë denarë. Kjo thirrje ka filluar në fillim të vitit, ndërsa udhëheqësia e re e ka hasur në fazë të afateve të skaduara.

Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik do t’i propozojë Qeverisë projekt me të cilin institucionet do të ndajnë përqindje të caktuar nga mjetet e përgjithshme për furnizimet publike për përkrahje të produkteve inovative dhe shërbimeve.

“Qëllimi është të zvogëlohen harxhimet e furnizimeve publike, pasi nëse shteti investon në zhvillimin e një produkti të caktuar, normalisht se duhet të jetë me çmim subvencional. Produkti do të zhvillohet në ekonominë e vendit, e cila është më e lirë dhe më konkurrente se furnizuesit e huaj dhe do të marrim cilësi më të mirë në shumë raste. Nga njëra anë do të kemi kursim real të buxhetit, ndërsa nga ana tjetër nxitje të ekonomisë së vendit. Ky është projekt që e inicojmë tani dhe për të cilin presim përkrahje nga Qeveria”, tha Despotovski. /Fol/