Në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M, në të cilën mysafir ishin kryetari i Lëvizjes për reforma PDSH Ziadin Sela, Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti dhe deputeti i LSDM-së Petre Shilegov, dhe kishte debat të nxehtë mes mysafirëve. Në mes tjerash kryetari i LR-PDSH Sela i reagoi Mexhitit  lidhur me deklaratën e këtij të fundit  që u mundua që krizën në të cilën  kalon Maqedonia ta paraqes si krizë etnike vetëm brenda kampusit politik maqedon. duke thënë  se “VMRO dhe BDI funksionojnë në harmoni të plotë në koalicion, por BDI-ja duket pa ndikim”. “Koalicioni VMRO-BDI funksionon shumë mirë. Merren vesht për gjithcka në mes tyre dhe janë në koordinim të plotë.

Megjithatë,nuk mund të trajtohet kriza vetëm si krizë vetëm brenda kampusit politik maqedon sic është tendenca që ta trajtojë BDI-j nga fillimi i krizës e deri tani. Kur edhe në përgjime edhe në gjithcka, skandaloze janë përgjimet që kanë të bëjnë me shqiptarët. Kemi ministra të Punëve të Brendshme të cilët kanë fjalor ofendues kundër të gjithë shqiptarëve duke nis edhe nga deputetët e BDI-së të cilët ua dhënë votën dhe forcën për të qenë ministra.Nuk mund të trajtohet kriza si krizë brenda kampusit politik maqedonas ku pasojat e kësaj krize i ndjejnë shqiptarët, lagja e trimave në Kumanovë, djegja e shtëpive të shqiptarëve atje. Nuk mundët kriza dhe vjedhja e votave të jetë vetëm brenda kampusit poltik maqedon, ndërkohë që brenda kampusit politik shqiptarë, opozitarët që e kanë bërë, që sështë dashtë ta bëjn , nuk e di nësë e kanë bërrë, dhe se janë të montuara proceset politike, dhe që janë shqiptarë janë burgjeve dhe sot po vuajn ndoshta 6 vite burg nga momenti i zgjedhjeve të 2008, dhe të amnestohen njerëzit që i kanë futur në burg të cilët realisht e paskan bërë të njëjtën punë edhe këta vetë, Prandaj nuk është kjo krizë intraetnike dhe vetëm brenda bllokut maqedon sic thotë z, Mexhiti, kur pasojat e kësaj krize më tepër i ndjejnë shqiptarët. Nuk mund të thuash se ne jemi pjesë e qeverisë dhe nga ana tjetër të thuash se ne sjemi pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Jeni, keni zëvendësministra, jeni pjesë e këtij sistemi, edhe atij sistemi sic pamë nga përgjimet që kishte montuar, rastin e Sopotit, , po edhe të këtij sistemi që është i interesuar që të ruaj po të njëjtin sistem edhe pse shqiptarët rijnë të pafajshëm nëpër burgje. Ju jeni pjesë e kësaj sepse keni marrë legjitimitet. Në qoftë se jeni të pafuqishëm, cfarë bëhet? Dilet nga ky sistem dhe prej atij momenti Nikolla Gruevski ose kushdo tjetër janë vetëm qytetarë sepse nuk e kanë qeverisjen.

Mexhiti i humbur dhe i dekoncentruar thotë se :Ne mondohemi që shqiptaret mos jenë mish për top, dhe mundohemi deri në fund të ruajm këtë. Kurse i ndërhyn Shilegov i LSDM-së dhe i thotë Mexhitit se të gjithë qytetarët e Maqedonisë janë bërë mish për top të Nikolla Gruevskit./fol.mk