Gjithsej 12 emigrantë nga Afganistani dhe Pakistani ishin gjetur mbrëmjen e së enjtes, në një furgon në autostradën Kumanovë-Tabanoc dhe janë arrestuar nga policia.

Siç kumtoi MBP-ja, më 14 nëntor në orën 21:20 në autostradën Kumanovë-Tabanoc, ishte vërejtur mjeti transportues pa targa.

“Pas aktiviteteve të ndërmarra nga nëpunësit e policisë nga Stacioni Policor Sopot, automjeti ishte , kapur,ndërsa nga liria ishin privuar 12 emigrantë”, bëjnë të ditur nga MPB-ja.

Personat i janë dorëzuar nëpunësve të policisë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.