I kishte rënë rëndësia  e Erdogan. Duhet të bëhej dhe një herë hero. Në një puç shteti gjëja e parë që bëhet është arrestimi i qeverisë. Mbyllja e gjithë TV-ve dhe e telekomunikacionit.

Çdo gjë u la e hapur. Nga një grusht shteti po kthehet në një miting për Erdoganin. Një skenar si me Izraelin. “Van minyt” edhe kjo ashtu duket të jetë. Mund të vriten disa civilë dhe policë, por kaq.

Me ngjarjet e dhjetorit te 2013, Erdogan futi në dorë policinë dhe gjyqësorin, i kishte mbetur vetëm ushtria. Me këto ngjarje Erdogan mund të marrë në dorë edhe ushtrinë. Për pak muaj është mbledhja ku do vendosen komandantët e Forcave Këmbësore Ajrore e Detare, plus komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, dhe Erdogani duket se po ja arrin.

Edhe njëherë doli hero dhe tani mund të rrisë reprezaljet ndaj lëvizjes Gulen.  Më parë e bënte, por s’kishte mbështetjen e popullit. Tani me këtë skenar deri diku e ka marrë këtë mbështetje. Kjo është analiza e parë e skeptikëve në Turqi.