Këngëtari i njohur Flori Mumajesi dje kishte njoftuar të gjithë fansat e tij se po përballet me një dhimbje të fortë në kraharor që mund ta detyrojë atë t’i anulojë të gjitha koncertet.

Por, duket se ai moment i erdhi më shpejt se që e kishte menduar, pasi në mbrëmjen e fundit që ishte paraparë të performonte, Flori u detyrua të largohej për shkak të dhimbjeve të mëdha.

Për t’i dhënë përkahje, miqt e tij Klajdi Haruni dhe Bruno dhe të tjerët, ishin munduar që ta bënin atë mbrëmje të mos dështonte.

“Edhe pse Flori nuk ia doli me marr pjes ne event , ai luftoj gjith diten me dhimt ne shpirt per me ardh , po ne fund nuk ia doli nuk ia lejoj as doktorri , mirpo neve u munduam me mish e me shpirt me zavendsu Flori Mumajesin edhe pse neve e dim se ai esht i pazavendsueshem , une i pergzoj djemt @klajdiharuni@brunothreedots @vikkraja @mirvathi per energjin pozitive edhe zemren e madhe qe e kallxuan mbrem , ata nuk u derzuan kurr dhe dul nje nder eventet me te mira . Faleminderit juve krejtve qe moret pjes dhe e kuptuat ne mnyren me te mir ❤️Neve po lutemi qe Flori te sherohet sa me shpejt dhe te mbajm eventin e radhes ?? We are with you @iamflorimumajesi ❤️❤️❤️” shkruan njëri nga bashkëpunëtorët e Florit.

Kjo sëmundje e detyroi Florin të largohet nga skena, por pasi të shërohet ai do të rikthehet përsëri për fansat e tij.