Nëse ka një sezon kur këngëtarët janë shumë të angazhuar me punë është pikërisht ky i verës.

Atyre u duhet të udhëtojnë çdo ditë duke përshkuar distanca të largëta vetëm që të arrijnë sipas programit koncertet e planifikuara.

Por një rast i pazakontë ka qenë ai i koncertit të këngëtares Katy Perry që ishte programuar për datën 7 shtator në Kolumbi, ku asnjë biletë nuk është shitur ndaj dhe i është dashur që ta shtyjë këtë koncert për më vonë.

Vetë këngëtarja është justifikuar duke thënë se ka pasur një gabim në server ndaj dhe asnjë biletë nuk është shitur, por jo se nuk ka pasur interes ndërkohë që organizatorë të tjerë të këtij eventi janë shprehur se këto janë thjesht broçkulla të këngëtares, sepse askush nuk bleu bileta për koncertin e saj.

E çuditshme në fakt të mendohet diçka e tillë duke qenë se Katy është ndër më të kërkuarat jo vetëm si këngëtare, por edhe si një personazh shumë aktiv në revistat rozë. /Blitz.al/