Me punësimet e para nga Qeveria e re ka përfituar edhe gruaja e drejtorit të televizionit “Telma”, Atanas Kirovski . Bëhet fjalë për Lidija Kirovskën, që është punësuar në Ministrinë e Kulturës. Ajo është punësuar në kabinetin e ministrit Robert Allagjozovski, duke qenë pjesë e stafit të ngushtë bashkëpunues.

Me fillimin e punësimeve të reja, janë shpërblyer me vende pune nga ana e LSDM shumë gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përkrahës të kësaj partie. Ndër këta të punësuar në cilësinë e ekspertëve sipas portaleve maqedonase përfituan me vend pune: Zoran Bojarovski, Bojan Mariçiq, Dane Taleski, Petrit Saraçini, Petar Arsovski, Branimir Jovanoviq, Gjyner Ismail, etj.