Ali Ahmeti Menduh Thaci

Në bisedimet e Përzhinës partitë maqedonase VMRO dhe LSDM kanë arritur që shqiptarët e diasporës ti futin në “shishe”. Bëhet fjalë për 170.000 votues shqiptar të cilët kanë status të padefinuar, do të nënvizohen me yll dhe për këtë do të duhet të paraqiten në Komisionin Komunal Zgjedhor përkatës, përndryshe do të fshihen. E paqartë ngelën mënyra e informimit të tyre. Kush do ti informojë këto 170.000 votues se e kanë të obliguar të dokumentojnë egzistimin e tyre, pala maqedonase? KSHZ? Siteli apo Kanal 5?

Dy partitë shqiptare pjesmarrëse në bisedimet që zhvillohen në Përzhino, BDI dhe PDSH kanë lëshuar pe dhe kanë pranuar të fshihen 40 mijë mërgimtarë nga lista e votuesve nëse te njëjtit nuk paraqiten për rregjistrim. Rregullat do të jenë të tilla që mos i konvenojnë votuesve shqiptar që janë me punë të përkohëshme në diasporë.  Nëse do të duhet të votojnë, rreth 40 mijë mërgimtarë, dy të tretat prej tyre janë shqiptarë, do të duhet dy herë të vijnë në vendlindje, një herë për tu paraqitur në listën e votuesve dhe një herë për të votuar.

Siç njoftoi ditë më parë vetë Artan Grubi përfaqësues i BDI-së në bisedime, 65% e këtyre votuesve janë shqiptarë dhe në të njëjtën ditë ai u zotua se nuk do të pranojnë të fshihet asnjë qytetar që plotëson kushtet nga lista e votuesve./FOL.MK