MSHIA propozon prej 1 shkurtit administrate në tërësi të kthehet në punë, të mos ketë rotacione. Por, Qeveria nuk sjellë vendim lidhur me këtë, por u rekomandon institucioneve në momentin kur për atë do të kemi edhe mendim nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, deklaroi sot në konferencë për shtyp zëdhënësi qeveritar, Muhamet Hoxha, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Ai shtoi se në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, nuk është bërë fjalë për këtë temë sepse, siç tha, nuk kanë marrë mendim nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.

Në pyetjen e gazetarëve për kontabilistët dhe kërkesat e tyre, Hoxha informoi se të gjitha kërkesat nga kontabilistët po realizohen nga institucionet kompetente dhe shfaqi shpresë se gjatë ditës apo ditës së nesërme, do të ketë përgjigje ndaj pyetjeve të tyre. (Zhurnal.mk)