Nesër në ora 12 të natës fillon heshtja zgjedhore në Maqedoni. E diela është ditë votimi. Partitë politike pothuajse i kanë mbuluar të gjitha komunat, gjegjësisht takim me qytetarët, shkruan Fol.

Ajo që vlen të theksohet në këtë cikël zgjedhor është se, ndërmjet partive shqiptare nuk ka pasur incidente të përmasave të mëdha, përveç retorikave me urrejtje dhe kërcënimit me vdekje të kandidatit të Lëvizjes Besa në Komunën e Çairit, Bashkim Bakiu.

Ndërsa në kampin politik maqedonas, fushata zgjedhore lokale ka qenë më dinamike. Përveç gjuhës së urrejtjes, ka pasur edhe incidente fizike, siç është me djalin e Amdi Bajramit, Elvis Bajrami, kandidat i koalicionit të OBRM-PDUKM për Komunën e Shuto Orizares.

Shpresojmë se deri në ditën e zgjedhjeve, nuk do të shënohen incidente të ndryshme dhe procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe t’i tregojë Maqedonia BE-së, se është e gatshme për integrim. /Fol/