Edhe e shtuna duket që është ditë pune për zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin për sistem politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Artan Grubin, njofton Agjencia e Lajmeve FLAKA

Sot në vizitë pune tek zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka qenë zv.drejtori i Burgut të Idrizovës dhe kryetari i Degës BDI-së në Studeniçan, Femi Jonuzi, i cili pas takimit publikoi foto me porosinë: Sot takimin e parë me zëvendëskryeministrin e Parë.

Që nga marrja e detyrës, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për sistemi politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Artan Grubi është duke treguar dinamizëm në punë, duke intesifikuar strategjinë politike dhe programin e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ishte ish deputeti, Izet Zeqiri që vlerësoi lartë angazhimin e Artan Grubit në cilësinë e zëvendëskryeministrit të parë, kur fliste për administratorët që i sistemoi për pak kohë, dhe duke aluduar në zgjedhjen e problemit me librat shkollore kontestuese për shqiparët.

“Nëse Zëvendës Kryemistri Artan Grubi meret me problemin e librave kam besim se deri në shtator e zgjidh problemin. Unë nuk e njohë personalishtë dhe nuk kam ndonjë komunikim. Por ai e dëshmoi veten me administratorët që i sistemoi për pak kohë. Këtë nuk e realizuan mbi dhjetë vjet shumë Zëvendës Kryeministra dhe ministra shqiptarë, që me vite i shkonin vërdallë problemit pa u marë me atë. Artani për dy muaj 1.349 nëpunësit administrativ të punësuar përmes programit K5 tashmë artiti t’i shpërndan në 237 institucione organe të pushtetit shtetëror dhe lokal dhe në organe të tjera shtetërore”, nënvizoi ish deputeti i RDK, partia që atë kohë drejtohej nga Rufi Osmani.

E pikërisht për këtë problematikë, Zëvendës Kryemistri Artan Grubi realizoi takim me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dhe ish ministrin dhe deputetin Arbër Ademi, ku diskutuan për reformat në arsim dhe largimin sistematik të jo konsekuencave në librat shkollor.
Në takim u dakordua që në përputhje me Ligjin për librat shkollor për arsim fillor dhe të mesëm të shqyrtohen dhe korrigjohen parregullsitë dhe padrejtësitë në të gjitha tekstet shkollore duke nisur menjëherë nga libri i gjeografisë për vitin e dytë të shkollës së mesme.

Gjatë periudhës në vijim do të shqyrtohen të gjitha tekstet shkollore me qëllim që njëherë e mirë tu jepet fund këtyre dukurive, përkatësisht shtrembërimeve nëpër këto libra shkollor.