Nuk janë vetëm anëtarët e KSHZ-së të cilëve u janë ndarë bonuse, të njëjtit kanë bërë edhe anëtarët e Komisionit Rregullator të Energjisë, akuzuan qytetarët të cilët janë përjashtuar nga sistemi i ngrohjes në protestën e sotme të rradhës. Marijan Nenov nga Shoqata civile “Jo pazare” u bëri thirrje autoriteteve kompetente për të kontrolluar anëtarët e komisionit rregullator për energjinë pavarësisht pagave të larta u janë ndarë kompensime të ndryshme dhe shpërblime, përcjell Fol.

“Ne kërkojmë të hetohet sesi ata mund të kenë paga të tilla nga 2 mijë deri 3 mijë euro? Pastaj të kontrollohet sesi janë ndarë bonuset, shpërblimet dhe si janë dakorduar cili do të shkojë në udhëtime të shtrenjta zyrtare, me avionë të shtrenjtë. Për më tepër, ka pasur edhe karta zyrtare me shuma të mëdha, pse i kanë këto karta dhe për çfarë qëllimi shpenzuar paratë? Ata kanë përvetësuar kompensome për transport, edhe pse ata gjithashtu kanë pasur shoferë që kanë qëndruar në shtëpi”, tha Nenov nga ‘Jo pazare’. /Fol/