Nje turist eshte mbytur ne det ne zonen e Himares. Policia tha se më datë 03.08.2017, në Sallën e informacionit të Komisariatit Himarë ka ardhur një telefonatë se në Plazhin e Qeparoit, Himarë, rreth orës 19:00, një shtetas ka qënë duke u larë në det dhe në një moment ka kërkuar ndihmë.

“Pushues të rastit kanë hyrë ta ndihmojnë dhe e kanë gjetur në gjendje të rënduar. Kanë njoftuar stafin mjekësor të Spitalit të Himarës, të cilët kanë shkuar menjëherë për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore.
Pasi i është dhënë ndihma e parë është transportuar për një ndihmë më të specializuar në Spitalin e Sarandës, ku gjatë rrugës ka ndëruar jetë”, tha policia.

Sipas saj nga verifikimi paraprak rezulton të jetë shtetasi I.R., 79 vjeç banues në Tiranë, dhe pushues në Qeparo, Himarë.
Shtetasi I.R., merrte mjekim për tensionin, pasi në banesën e tij i’u gjetën nga policia disa medikamente tensioni, ka thene policia.