Ka vijuar përkrahja për profesorin dhe opinionistin Arsim Sinani, i cili ditë më parë paralajmëroi mundësinë e kandidimit për kryetar të komunës së Tetovës në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Një mesazh përkrahje ka mbërritur në murin e tij në facebook edhen ga familja Deralla.

“Familja Deralla e përshëndet mundësinë që profesori Arsim Sinani të kandidojë për kreun e Tetovës. Në pronocimin e tyre thuhet se Lëvizja Besa dhe LR-PDSh e kanë shansin e mirë që të kontribuojnë që në drejtim të Tetovës të vijë një intelektual si Arsim Sinani i dëshmuar si kombëtarisht e si intelektual. Kjo do ishte zgjidhja ideale dhe simbolika e bashkëpunimit ndërshqiptar për të mirën dhe qytetarinë e Tetovës. Do donim ta shihnim Arsim Sinanin si kreun e Tetovës sepse kemi besim se gjërat mund ti ndryshojë. Pavarësisht nga procesi ne jemi me ty dhe e ke bekimin tonë”, shkruan në emër të Derallajve, Genc Deralla.

Ja çfarë kishte shkruar Arsim Sinani ditë më parë:

“Shoke, kolege, miq, dashamir, studente,

Ditet ne vijim lipset te marr nje vendim me rendesi per te ardhmen tone. Pas shume diskutimeve, konsultave dhe sygjerimeve nga Ju po e hudh per diskutim se sa e shihni te arsyeshme qe ne zgjedhjet lokale qe do mbahen tani te garoj per kreun e qytetit te Tetoves. Cdo veprim deri me sot e kam bere ne menyre te hapur dhe trasparente nese ndodh qe te marr nje vendim te ketille kjo mvaret nga ju. Prandaj edhe po e hudh ne diskutim ceshtjen e kandidatures time qe eshte nje kerkese nga njerez qe kete e kerkojne cdo dite, per tiu kundervu politikes diskriminuese qe i behet shqiptareve me theks te vecante ne Tetove. Kete vendim do doja qe ta marrim se bashku cilidoqofte ai, pasiqe jam zeri juaj dhe per mua eshte shume i rendesishem mendimi juaj
vllaznisht Arsim Sinani”, ka shkruar profesori universitar nga Tetova. (INA)