Për të parën herë, në Florida është ekzekutuar një i dënuar me burgim të përjetshëm që ishte shpallur fajtor për vrasje për motive raciste. Po ashtu për ekzekutimin e tij është përdorur për të parën herë një substancë, që shkakton vdekje të menjëherëshme dhe pa dhimbje.
Dy risi ka sjellë ekzekutimi i një të dënuari me vdekje në Florida të Shteteve të Bashkuara.
53-vjeçari Mark Asay është i pari pjesëtar i komunitetit të të bardhëve në historinë e këtij shteti federal, që ekzekutohet pasi është dënuar me vdekje i shpallur fajtor për diskriminim racial. Ai është ekzekutuar me një injeksion të papërdorur më parë. Bëhet fjalë për një përbërje vdekje-prurëse me baze etomidatën, një agjent që përdoret për anestezi dhe që ka efekt brenda një kohe të shkurtër. Ky lloj injeksioni është përdorur për të mos i shkaktuar vdekje të dhimbshme të dënuarit. Deri më tani përdorej midazolam, që shkaktonte shqetësime të mëdha para ekzekutimit.
Mark Asay, anëtar i grupimeve të supremacistëve të bardhëve, u dënua në vitin 1987, pas vrasjes së dy personave në të njejtën natë, duke bërë më pas edhe komente raciste.