Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri është mbledhur ditën e sotme për shqyrtimin e masave Covid dhe situatën pandemike. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se varianti Delta po përhapet me shpejtësi dhe vala e re Covid ka ardhur para vjeshtës.

Nga monitorimi i situatës epidemiologjike në Shqipëri gjatë kësaj jave është vënë re një përkeqësim i situatës, sipas drejtoreshës së komitetit Rakacolli. “Nga 86 për 100 mijë banorë që ka qenë para 2 javëve ka shkuar në 300 për 100 mijë banorë një rritje e ndejshme kjo”, u shpreh ajo.

Duke analizuar situatën Komiteti vendosi:

1- Nga data 1 ora policore nga 24:00 deri në 06:00 do të shkojë në 23:00 deri në orën 06:00

2- Nga data 6 shtator qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të plotësojnë një nga këto 3 kushte;

– pasaportë vaksinimi ku data e vaksinimit të jetë jo më e vonshme se 2 javë nga hyrja e datës në Shqipëri

– test PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë brenda 48 orëve

– provë të kalimit të infeksionit Sars-cov2.

Kjo është e vlefshme edhe për ata të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri, ndërsa fëmijët nën 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. Qytetarët rezidentë në Shqipëri që kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet do të izolohen për 10 ditë.3-Rekomandimi i vendosjes së vaksinimit të detyruar për grupet më të rrezikuara duke filluar me stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët. Shtatori vlerësohet si periudha kur këto grupe të kryejnë vaksinimin dhe deri në 30 shtator të dorëzojnë vërtetimin pranë qendrës së punës kopjen e vaksinimit. Pas kësaj date për ata që nuk e kanë do të kërkohet test PCR i vazhdueshëm për të verifikuar infektueshmërinë.

4 – Në ndërtesën e Aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë duke shmangur shoqërimin nga familjarët.

5-Vazhdon të mbetet në fuq urdhri për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura në qendra tregtare, supermarket, urbane dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distanca fizike

6-Vazhdon të mbetet në fuqi moslejimi i hyrjes së familjarëve për të cilët nuk janë të shtruar në ambientet shtetërore

Në të gjitha rastet nuk zbatohen masat do të zbatohen penalitetet siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë d he në rast përsëritjeje 50 mijë lekë. Për bizneset masa shkon nga 100-700 mijë lekë në varësi të masës e cila nuk është zbatuar.