Rreth 50 nxënës të shkollave të mesme nga Ohri, pjesa më e madhe nga shkolla elektro-makinerike edhe sot kanë vazhduar protestën. Fillimisht ata qëndruan para gjimnazit Shën Kliment Ohridski e më pas edhe para shkollës së mesme ekonomike duke i ftuar bashkëmoshatarët e tyre që ta lënë procesin mësimor dhe të përfshihen në protesta, por ata refuzuan ti përgjigjen ftesës së tyre. Motivet e protestave ngelin të njëjta, transmeton FOL.

Drejtor i shkollës elektro-makinerike Jane Canoski ishte i pakapshëm për të komentuar nëse i mbështetë apo jo nxënësit e tij. Gjithashtu të pakapshëm ishin edhe drejtorët tjerë të shkollave të mesme. Nga inspektorati shtetëror arsimor në Ohër nuk iu përgjigjën thirrjeve të Alsat M për të treguar se çfarë masash eventualisht po ndërmarrin kundër shkollave dhe nëse kanë dalë në teren. Disa prindër tashmë kanë kërkuar që inspektorati arsimor t’i hetojë këto raste.