Partia Liberale e Maqedonisë e konsideron skandaloze veprimin e kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, që të mos i takojë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, përcjell FOL.

Sipas kësaj partie, veprimi i Ivanovit tregon se sa i paaftë është për ta kryer funskionin e kryetarit të shtetit, prandaj vlerësojnë se Ivanovi duhet që të jep dorëheqje.

PL-ja konsideron se rezultati më i mirë i vizitës së funksionarëve të BE-së është mundësia për anëtarësim në BE dhe hapja e kapitujve 23 dhe 24 në 100 ditët e para të formimit të qeverisë së re, me shumicë parlamentare të kryesuar nga LSDM-ja.