rama nervozKryeministri i Shqipërisë Edi Rama në samitin e NATO-S të organizuar në Tiranë për vec tjerash ka akuzuar fuqishëm politikat e qeverisë së RM në raport me integrimin e Maqedonisë në NATO. Kryeministri shqiptar ka akuzuar autoritet e Shkupit që nënkupton qeverinë e RM ku bën pjesë VMRO dhe BDI se po ndjekin “agjendën Jugosllave” të politikbërjes duke kërkuar mbrojtjen e të drejtës së shqiptarëve për të qenë komb shtetformues i shtetit. Elimini i trashigimisë jugosllave në praktikën shtetërore mbetet parakusht për të ardhmen e atij vendi për të cilën Shqipëria është interesuar që të jetë sa më demokratik patë deklaruar Edi Rama. Në qoftëse I referohemi këtyre kritikave të ashpëra konstatojmë se në mënyre të drejtpërdrejt përgjegjësia politike bie edhe mbi BDI e cila u fut në qeveri pa asnjë parakusht për ceshtjet etnike të pazgjidhura që i tangojnë shqiptaret. Kujtojme lexuesit se BDI duke hequr dorë nga kërkesat etnike, sic ishte ndarja e buxhetit në mënyrë të drejtpërdrejt, zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe, emrimi ose zgjedhja e njërit nga pozitat më të larta shtetërore siç është Presidenti i shtetit, Kryetari i Kuvendit apo Kryeministri të jenë shqiptar, të gjitha këta kërkesa i trafikoj gjoja në ëmr të integrimit në NATO. Të gjithë e dime se Maqedonia jo se nuk është afruar në NATO por me politikat e fundit destruktive që dolën nga përgjimet telefonike, u pa se elita politike në Maqedoni si funksionar të VMRO ashtu edhe të BDI janë të përfshirë rëndë në krim të organizuar, falsifikim zgjedhor, keqpërdorim të pozitave institucionale, procese te montuara politike etj, të gjitha këto Maqedoninë aspak nuk e integrojnë drejt NATO-s, por e fundosin në greminë s`bashku me qytetarët e sajë

©fol.mk