Pas mega investimeve në Spitalin Klinik në Shtip, ministri i shëndetësisë, z.Todorov dhe kryetari i VMRO-së, z.Gruevski paralajmëruan edhe një investim të ngjajshëm, në spitalin e përgjithshëm në Strumicë. Kësaj rradhe do investohen 4.5 mil. euro për rikonstruim si dhe 3 mil. euro per aparaturë bashkëkohore medicinale në shumë fusha të mjekësisë, dmth. 7.5 mil. euro.

Nuk ka kurgjë të keqe të ketë kështu investime, por këto janë të koncentruara vetëm në Maqedoninë Lindore duke harruar gjendjen e rëndë të spitaleve në të gjitha qytet e Maqedonisë Perëndimore. Herën e fundit nëpër mediume u raportua për gjendjen katastrofale të spitalit në Strugë, në të cilën poashtu gravitojnë shumë banorë. Reagojmë ashpër deri te përfaqësuesit e BDI-së në Ministrinë e Shëndetësisë të cilë janë indolent dhe indiferent ndaj kësaj padrejtësie dhe investime asimetrike.

Departamenti i Shëndetësisë LR-PDSH

31/05/2016