Në debatin e organizuar nga RTK, ku të ftuar në emisionin ‘N’shesh’ ishin Ruzhdi Matoshi nga ASh, Artan Grubi i BDI-së, Abdush Demiri nga Lëvizja Besa si dhe Edmond Ademi nga LSDM-ja u debatua gjendja aktuale politike në Maqedoni, ndryshimet kushtetuese dhe amendamentët e propozuar nga opozita shqiptare.

Nga ajo që arritëm të veçojm nga ky debat ishte deklarata skandaloze Ministrit të  LSDM-së Edmond Ademi, i cili dha një shpjegim /përkthim unik pse shqiptarët quhen maqedonas në Kushtetutën  e ndryshuar.

“Nationality” do të thotë “Nënshtetësi” dhe jo përkatësi etnike (nacionalitet), prandaj shqiptarët janë “maqedonas”!, tha Edmond Ademi.