Shkruan:Qenan Aliu

Miq të dashur,

Janë shum arsye për ne shqiptarët në Maqedoni për të protestuar dhe festuar sot.
Më 9 Maj , Dita e Bashkimit Europian, triumfi mbi fashizmin. Dita e përgëzimit të vlerave të kësaj familje të madhe. Por ne , protestojmë në këtë ditë ,për mungesën e këtyre Vlerave në këtë vendë.
Ne protestojmë për arsye se establishmenti politik kriminal e ka ndryshuar rrugën për të arritur tek Ju Europë.
Veprimet shantazhuese , topitën memorien e qytetarit për të mos mundur ta detektojë këtë devijim të rrugës të kastës politike, sepse këta nuk donin për në Europë . Një dekadë ate e patën vetëm si naracion deklarativ por kah e kishin mendjen tani më veç e kuptuam.
Europë, ne detektuam dhe dekonspiruam krimin e organizuar, tani jemi këndellur , prandaj edhe protestojmë.
Europë, këtu ka Demokraci fiktive, këtu pushteti duke na varfëruar në skajshmëri si rrezultat i shpërdorimit të parave publike me shuma maramendëse na mposhti dinjitetin, këtu në shum rraste enigmatike shqiptarët u nëpërkëmbën.
Europë , ne protestojmë në këtë datë sepse më 9 Maj ndodhi një natë tmeri në,,Lagjen e trimave ,, në Kumanovë, këtë e dini, protestojmë se egzistojnë dyshime të mëdhaja se në këtë vend mbahen nëpë burgje shum shqiptarë të dënuar me burgim të përjetshëm me raste të montuara dhe të sajuara nga vetë pushteti.
Europë, prandaj kjo ditë u pagëzua Dita ,,D,, sepse kërkojmë funksionimin e Demokracisë, duam të rikthejmë Dinjitetin si popull dhe përfundimish duam tju tregojmë pushtetarëve se nuk do të lejomë më të nëpërkëmbemi.
Europë, ky pushtet autoritarë duhet të mposhtet, këtë duhet ta bëjmë bashkë, në këtë vendë përfundimisht duhet të fillojë të funksionojë Demokracia ,Drejtësia dhe shteti ligjorë.
Europë , ne si popull ,kërkojmë të jemi përfundimisht të barabartë në këtë vend, o do të ndërtohet shtet me drejtësi dhe barazi për të gjithë, o nuk do të kërkojmë më të drejta. të drejtat na takojnë nëse nuk ka dikush gadishmëri që të jemi të barabartë ,ne do të bëjmë aktet tona të barazisë dhe do ti rrespektojmë vetë.
Dhe Europë, ne protestojm sepse jemi vend i vogël por me mashtrues politik të mëdhenjë.
Prandaj, miq të dashur, EJANI , takohemi më 9 Maj në ditë **D**.