Në rast se maqedonasit protestojnë për ta rrëzuar qeverinë, ne shqiptarët duhet të protestojmë për ta rrëzuar këtë sitem vrastar, i cili nuk mundet të ndërrohet vetëm me ndërrimin e qeverive. Në rast se pala tjetër proteston kundër një vendimi qyqar të një presidenti  derdimen, shqiptarët kanë 1001 arësye për të protestuar. Nuk ka familje shqiptare që nuk është prekur nga ky sistem , qoftë me shkop , qoftë në xhep.  Çdo shqiptar duhet të protestojë, pa marrë parasysh ambicjet politike të disa këndezave. Protestoni gjithnjë kur  është në ballë vetëm flamuri kuq e zi. Të rrish i qetë në një kohë kur vendi po e merr flakën , është më shumë se qyqarllëk. Dhuna na është bërë pjesë e jetës, atëherë përse edhe ne të mos i përgjigjemi asaj dhune qoftë edhe me dhunë. ,, Në rast se do të duhej të kisha zgjedhur ndërmjet dhunës dhe qyqarllëkut unë do ta kisha zgjedhur dhunën” – Mahatma Gandi, pacifisti numër një në botë. Shqiptarët të ngulfatur nga partite e veta politike nuk janë duke e manifestuar egzistencën e tyre në një moment që është paraqitur vetëm në 1990 dhe 2001. Të dy këto moment historike, të mos i huqim edhe këtë vit 2016. Në rast se e huqim edhe 2016, atëherë duhet ta presim 2030, por ama, deri atëhere shqiptarët  do të jenë shumicë vetëm në Tetovë e Gostivar. Lërini arsyetimet, thërrisni arsyes, dilni në protestë. Ata që do të dalin për herë të parë në protestë, do ta shohin se do ta përjetojnë një kënaqësi që nuk e kanë përjetuar asnjëherë në jetë, ate ditë do të ndihen shumë krenar.Mjaftë më me ate sintagmën bajate, djali ose goca e ime është i,e mirë, ai,ajo nuk përzihen në këto punë, lërini le të dalin në rrugë, le të piqen, se do tu ngelin djali e goca e mamit për tëgjithë jetën. Rruga do ti kalisë, aty do të ndihen krenar, krenar që janë shqiptar në një vend ku hyzmeqari është bërë aga. Përkraheni rrevoltën jo individët, çështjen e individëve mos e merni si pretekst. Mjaftë më deklarate bajate ,,I përkrahim protestat”, dilni në protesta, dilni edhe ju që nuk e përkrahni ndonjë individ që paraqitet si organizator  i protestave. Dilni prapa flamurit kuq e zi: prapa asnjë flamuri tjetër. Ndoshta nga protestat lind një lëvizje e madhe, e cila do të nxjerrë ndonjë individ konsensual. Kush nuk proteston sot-ose nesër, e ka bërë kabull zgjedhën për jetë e mot.

,,Mos veproni kundër vetëdijes suaj edhe në rast se pushteti e kërkon një veprim të tillë”-Albert Einstein, megjithëse kjo thënie vlen për ata që e kanë kuptuar se jetojnë në një sistem vrastar, e jo  për ata të grazhdit.  Edhe Hoxhë Hasan Tahsini, Rektori i parë i Universitetit të Stambollit shkruante turqisht, por  të gjithë kohën punonte për Abetaren shqipe. Ejani të gjithë të punojmë shqip, të protestojmë bashkë, të protestojmë shqip. ,,Indiferentët në kohën e dhunës institucionale janë në anën e dhunuesit” kishte  thënë episkopi  Dezmond Tutu, ai që bashkë me Mandelën dhe fisin e tij Zullu, me shtiza e me shigjeta, e rrëzuan Apartejdin e Afrikës Jugore. Merrni  pjesë në protestën e 9 Majit edhe pse mundet të mos e përkrahni. Muri nuk rrëzohet me përkrahje ose me mospërkrahje, murin e rrëzon ai që e merr kazmën në dorë.

Kjo  protestë duhet të kërkojë që edhe sektori civil dhe partitë jashtëparlamentare të marrin pjesë në negociatat që janë duke u zhvilluar në vend. Nuk munden ta zgjidhin problemin ata që e kanë krijuar ate, me zgjidhjen e cila do të dalë si rezultat i pjesëmarjes së problembërësve në negociata, mundet për një kohë të shkurtër të qetësohet gjendja,  por nuk do ta zgjedhin problemin në një afat më të gjatë.

Shpëtim Pollozhani, kryetar  Shoqatës së të Burgosurve dhe të  Persekutuarve Politikë Shqiptarë