Ndërkohë ish zv. Kryeministri i Maqedonisë, Naser Zyberi thotë se në aspekt juridiko-kushtetues nuk ka pengesa për rikonvokimin e përbërjes së Parlamentit, sepse Kushtetuta flet vetëm për skadimin e e mandatit të deputetëve e jo edhe për ndërprerjen e mandatit të tyre.

“Unë mendoj se nuk ka pengesa kushtetuese juridike që të konvokohet seancë e Parlamentit sepse kushtetuta flet për skadimin e mandatit të deputetëve e nuk flet për ndërprerjen e mandatit të tyre.

Do të thotë se përbërjes parlamentare të cilës i ka skaduar mandati nuk mund të rikonvokohet në rastin konkret përbërjes parlamentare i është ndërprerë mandati prandaj nuk ekzistojnë pengesa kushtuese juridike për konvokim të Kuvendit.

Në këtë rast kemi ndërprerje të mandatit të deputetëve me vendim prej 61 deputetëve dhe 61 deputet sërish mund të mblidhen dhe ta shfuqizojnë vendimin për ndërprerje të mandatit të Parlamentit dhe të konvokojnë mbledhje të tij”, ka deklaruar për Alsat, Zyberi.