shpetim

Apeleve të shumta rreth bashkimit të opozitës jashtëparlamentare shqiptare e cila tash më nuk paraqitet si luks por si nevojë e domosdoshme ju bashkangjit edhe shoqata e ish të burgosurve dhe ish te përndjekurve politik shqiptar në Maqedoninë në krye me   Shpëtim Pollozhanin. Kohë më parë apele në këtë drejtim kishte edhe nga figura tjera shumë të njohura dhe të respektuara, midis tjerash ishte edhe apeli i Xhezair Shaqirit -Komandant Hoxha të cilit pozitivisht ju pergjigj lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela. Ngelet të shihet se kush do i përgjigjet pozitivisht apelit të kësaj organizate shumë serioze dhe të respektuar dhe a do të arijë efektin e duhur edhe tek ata që eventualisht pengojnë apo hezitojnë ti përgjigjen kësaj nevoje të domosdoshme kombëtare.

Në vazhdim apeli i plotë i z. Pollozhani:

THIRRJE PËR BASHKEËPUNIM TË PARTIVE OPOZITARE JASHTËPARLAMENTARE SHQIPTARE

Duke u nisur nga kërkesa e kohës për unifikim të opozitës jashtëparlamentare shqiptare, si dhe nga kërkesa e anetarësisë së Shoqatës së të Burgosurve dhe e të Dëmtuarve Politike Shqiptarë, si dhe e shumë intelektualeve, Kryesia e Shoqatës në mbledhjen e saj të mbajtur në Shkup, në datën:08.10.2016 mori qëndrim: U behet thirrje të gjitha partive opozitare jashtëparlamentare shqiptare që ti përgjigjen kërkesës së Shoqatës për një takim me kryetarët e partive ose me zëvendesit e tyre, me qëllim të komunikimit, bashkëpunimit dhe unifikimit të votës opozitare jashtëparlamentare të shqiptarëve. Me sistemin ekzistues zgjedhor (të Dontit), të gjitha ato parti që nuk do të arrinin të fitojnë numër të nevojshëm të votave për të zgjedhur një deputet, votat e atyre partive do t’u shkojnë partive më të mëdhaja. Votat e DR dhe RDK të shkuara për dhjamë qeni në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, kur me 28000 vota DR nuk nxorri as edhe një deputet dhe RDK, e cila me mbi 30.000 vota i nxoretem dy deputete, duhet të jetë vërrejtje për të gjitha partite opozitare jashtëparlamentare shqiptare. Shkaku i mosbashkëpunimit, opozita e atëhershme i humbi pesë deputetë.
Takimi do te duhej të mbahet në Shkup nga data 09.10.2016. Vendi dhe koha do të caktohet sipas marrëveshjes.
Në takim do të prezantohet një ofertë , e cila kohë më parë është diskutuar me përfaqesuesit e BESA dhe LR-PDSH. Oferta është e logjikshme, praktike dhe bashkëkohore. Bashkëpunimi i opozitës jashtëparlamentare shqiptare do ta demostrojë forcën e vërtetë të votës shqiptare.
Në rast se edhe kësaj radhe nuk do të lidheshim bashkë, atëhere do ta na varnin veç e veç. Në rast se këtë punë nuk do ta bënte pushteti aktual, atëhere këtë do ta bënin brezat e ardhshëm.
Për Kryesinë e Shoqatës së të Burgosuve dhe të dëmtuarve Politik Shqiptarë, kryetari SH. Pollozhani.
09.10.2016

img_20161009_132909