Siç bëjnë të ditur nga zyra për informim nga LR-PDSH-ja, kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela ka realizuar një takim me kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasamin.

Në komunikatën e LR-PDSH-së thuhet:

Lëvizja për Reforma – PDSH informon opinionin publik se sot Kryetari i LR PDSH z Ziadin Sela ka zhvilluar takim me Liderin e Lëvizjes BESA z. Bilall Kasami. Takimi është inicuar dhe kërkuar nga Kryetari i LR PDSH Ziadin Sela i cili është mirëpritur nga Lideri i Lëvizjes BESA Z. Bilall Kasami. Qëllimi i ftesës sonë për tu takuar ka qenë në frymën e vazhdimsisë së bashkëpunimit respektivisht për vazhdimin e tryezës së përbashkët politike të nënshkruar nga liderët politik. Insistimi ynë ishte se takimin e rradhës duhet ta ftojë Lëvizje BESA duke Ju bërë ftesë të gjithë partive shqiptare, për te vazhduar me unifikimin e kërkesave të përbashkëta të votuesve shqiptar!/Fol.mk

©fol.mk