Ekspertët thonë se Katica Janeva si e dyshuar për rastin “Haraçi” nuk ka të drejtë nga paraburgimi që të urdhëroj prokurorët e Prokurorisë Speciale Publike se si të procedojnë me rastet e kësaj prokurorie.

Avokati Aleksander Nakov, në një prononcim për “Alsat”, tha se funksioni i Katica Janeva si kryetare e PSP-së ka përfunduar që nga momenti kur është futur në paraburgim. Nakov shton se prokurorët specialë, në mungesë të një kryeprokurori të ri të PSP-së, kanë duart e lidhura në rastet dhe hetime të tjera.

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, prokurori publik del nga funksioni derisa është në paraburgim. Sipas disa ekspertëve juridikë, mënyra e vetme për të vazhduar hetimet për rastet e PSP-së është miratimi i Ligjit të ri për Prokurorinë Publike.