Gjendja elektroenergjetike është stabile dhe qytetarët dhe tërë industria që janë në treg, i marrin të gjitha sasitë e nevojshme të energjisë, informoi drejtori i SHA ELEM, Hristian Mickovski.

Ai shtoi se në shtatë ditët e para të vitit, SHA ELEM prodhimin e vet e ka tejkaluar për 10,9 për qind dhe në tërësi iu përgjigj nevojave të qytetarëve dhe industrisë.

Siç potencoi Mickovski, këto ditë, pasi vendi është përfshirë nga vala e ftohtë, harxhimi i energjisë është rritur për rreth 10 për qind në krahasim me harxhimin e zakonshëm për këtë periudhë të vitit.

SHA ELEM, shtoi ai, tërësisht i ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj prodhuese të cilat punojnë, ndërsa hidroelektranat janë në rezervë, dhe siç tha, nëse vjen deri në rritje të konsumit, respektivisht nevojat e konsumatorëve vihen në funksion dhe do t’u përgjigjen nevojave të konsumatorëve.

“Ne jemi tani para një sfide serioze dhe jo vetëm ne, por edhe tërë Evropa. Kemi raste të jashtëzakonshme kohore, me ç’rast gjatë natës temperatura në Maqedonia u ul edhe nën 25 gradë nën zeron, ndërsa në Shkup ishte rreth -23. Të gjithë vepruesit në sistemin elektroenergjik janë të gatshëm. Do ta ndjekim konsumin, nevojat e qytetarëve dhe industrinë dhe në mënyë adekuate ndaj nevojave të tyre do të përgjigjemi”, tha drejtori i SHA ELEM.