Shumë rrugë në rajonin e Likovës rezultojnë të bllokuara edhe tre ditë pas reshjeve intensive të dëborës. Nga ana tjetër, ato pak rrugë ku kanë intervenuar autoritetet janë vështirë të kalueshme. Banorët e fshatrave të Likovës thonë se ngricat kanë vështirësuar qarkullimin e tyre dhe kërkojnë nga komuna të punojë më tepër për pastrimin e rrugëve.

“Më duket se përsëri nuk po intervenohet në pastrimin e rrugëve, nuk hidhet as krip as zall apo diçka tjetër për ta pastruar. Kështu që siç po e shihni edhe vetë fshati është i mbuluar me borë, rrugët janë me borë”.

“Pastrime nuk ka asgjë ja siç po e shihni edhe ju vet nuk kanë marr masa komuna bile nuk angazhohet për asgjë ja si po e shini as rërë nuk ka as krip”.

“Po çka me bë, rrugët janë të pa pastra normalisht duhet sa më shpejt të pastrohen sepse po kemi probleme, lloj-lloj aksidente”.

Autoritetet lokale të Likovës thonë se kanë marr të gjitha masat e nevojshme për pastrimin e rrugëve nga bora ndërsa u bëjnë thirrjeve banorëve dhe shoferëve të makinave jenë më të kujdesshëm.

“Kuptohet se ka vështirësi por edhe vozitësin nëse i respektojnë rregullat e komunikacionit për motin në të cilën gjendemi nuk duhet të ketë probleme. Të gjitha rrugët pra janë të kalueshme ndërkaq në viset malore domethënë në fshatin Gushincë në bashkëpunim me drejtorinë për mbrojte dhe shpëtim kemi ndërmarr një aktivitet të cilin nesër e zhvillojmë sepse sot janë në fshatrat Runicë dhe Allashec.

Alsat mëson se fshatrat e malësisë së Karadakut Breza, Llukara, Malia e Goshinca, prej ditësh janë të bllokuara ndërkohë gjatë kohë nuk janë pastruar as rruga që shpien drejt fshatit Vaksincë dhe Llojan.Alsat-M