Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka theksuar se është sulmuar nga sigurimi i ish-shefit të shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov. Zekiri ka thënë se ngjarja ka ndodhur në kafeterinë “Dion”, ku Zekiri kishte ardhur aty me miqtë e tij, pasi që kishte rezervuar një tavolinë.

Më pas nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Zekiri ka thënë se është shëndosh dhe mirë, dhe se është i vendosur në betejën e tij kundër të keqes.

Elhamdulilah jam shendosh e mire, tani edhe me i forte dhe me i vendosur se kurdo here per te vazhduar betejen kunder zullumqareve. Ju falemderit miqe te gjitheve per kujdesin dhe perkrahjen!!!
E drejta padyshim do fitoje me ose pa mua!!!
E di se ne kete rruge nuk jam vetem, nuk eshte vetem Muhamedi, ka shume e shume Muhameda qe do luftojne zullumqaret dhe drejtesia padyshim do te fitoje dhe kriminelet do te japin llogari!!!!
P.S Deshpruese eshte qe ende ka police te cilet ne vend se te jene ne sherbim te qytetareve vazhdojne te jene ne sherbim te kriminieleve si Mijallkovi dhe banda e tij. Nuk arrita edhe pas qendrimit disa oresh te jap deklaraten ne stacionin e policise Beko pasiqe polici kujdestar kishte frige te shkruaj deklaraten time kur permendja emrin e ish drejtorit te DSK-se Sasho Mijallkov.
I dashur police lira edhe per ty shume shpejte do vjen!!!