Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, ka deklaruar sot se vendi i tij është i vendosur që të zgjidh kontestin bilateral që ka me Maqedoninë. Ai sot pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, tha se Greqia për herë të parë në mënyrë aq të vendosur tenton të gjejë zgjidhje të pranueshme për të dy palët për çështjen me emrin, me garanca se do të ketë zgjidhje përfundimtare.

ALEKSIS CIPRAS, KRYEMINSTËR I GREQISË
“Këtë e tregojmë, duke tentuar për herë të parë, në mënyrë aq të vendosur të gjejmë zgjidhje të pranueshme për të dy palët të çështjes me emrin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë me garanca se kjo çështje do të ketë zgjidhje përfundimtare”.

Ndërkaq, Junker tha para Kuvendit grek se kontesti i emrit duhet të zgjidhet urgjentisht.

ZHAN KLOD JUNKER, PRESIDENT I KE-SË
“Zotri kryetar, para kuvendit tuaj do të them diçka që e kam thënë kur isha para pak kohësh në Shkup, ku ishte parashtruar çështja e emrit të këtij vendi. Unë nuk jam kompetent për t’iu dhënë drejtime, as ideja e aq më pak rrugë në lidhje me çështjen që duhet në çdo rast ta zgjidhni mes jush. Por, më lejoni të theksoj urgjencën që karakterizon zgjidhjen e kontestit, duke pasur parasysh rajonin e komplikuar”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai shpreson se Maqedonia mund të marrë një ftesë për anëtarësim pas arritjes së një zgjidhje të pranueshme për emrin me Greqinë.

JENS STOLTENBERG, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I NATO-S
“Kohëve të fundit kam folur me kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Unë shpresoj se një dialog mund të çojë në një zgjidhje të pranueshme për emrin. Shkupi duhet të vendosë në rrugën e tij, nëse do të bashkohen me NATO apo jo. Askush nuk mund ta ndalojë këtë proces. Përflitet se Rusia nuk do të pranojë vendet e caktuara për t’u bërë anëtarë të aleancës veri-atlantike. Ideja se disa shtete të fuqishme mund të kontrollojnë shtetet më të vogla është në kundërshtim me çdo parim ku mbështetet NATO”.

Stoltenberg këto deklarata i dha pas takimi me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku ka komentuar kundërshtimin e Rusisë për anëtarësimin e Maqedonisë. Teuta Buçi /SHENJA/