Këngëtarja e njohur Eni Koçi pak muaj më parë publikoi projektin e saj më të ri “Your Love”, këngë e cila u prit mirë nga publiku dhe ka marrë mbi 2 milionë klikime.

Eni u shfaq më e bukur dhe joshëse se asnjëherë krejt tjetër në klipin e saj të ri, ndonëse në të shfaqej vetëm një skenë, në të cilën bien në sy flokët e saj me volum.

E kur jemi te flokët, duket se kjo pjesë është shumë e rëndësishme për këngëtaren, dhe përpiqet në maksimum që t’u kushtojë kujdesin e duhur.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur përmes një video të publikuar në InstaStory, se ka vendosur që një pjesë të tyre t’i lyejë me ngjyrë të kaltër.

Rezultati në fund ishte i kënaqshëm, pasi flokët e këngëtares dukeshin vërtet bukur me ndryshimin e ri, pa e humbur volumin dhe shkëlqimin e tyre.

Me këtë stil të ri, Eni duket vërtet edhe më joshëse. /Telegrafi/