Në një bisedë telefonike, dy liderët kanë këmbyer mendime për situatën në Sirin, si dhe për bashkëpunimin Rusi-Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, kanë biseduar mbrëmë për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, përfshirë edhe situatën në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një bisedë telefonike, dy liderët kanë këmbyer mendime për situatën në Sirinë e kapluar nga lufta si dhe për bashkëpunimin mes Rusisë dhe Turqisë në lidhje me projektin për ndërtimin e centralit bërthamor Akkuyu dhe gazsjellësin “Rrjedha Turke”.

Erdoğan dhe Putin kanë bashkëbiseduar për negociatat për paqe në Siri të cilat do të vazhdojnë muajin e ardhshëm në Astana të Kazakistanit.

Gjatë bisedës, është nënvizuar veprimi i përbashkët në lidhje me zbatimin e armëpushimit dhe kontrollin në zonat jokonfliktuale në Siri me theks të veçantë në Idlib.

Gjatë bisedës, Putin i ka uruar Erdoğanit Ditën e Republikës, një festë kjo e cila sot do të shënohet në Turqi më një sërë organizimesh.