Pas reagimeve dhe komenteve të shumta lidhur me pjesmarrjen e Linda Morinës në programin festiv të vitit të ri te Ermal Mamaqi , ky i fundit ka bërë një reagim në mbrojtje të Linda Morinës .

Në faqen e tij në facebook Ermali ka shkruar ;9

#prayforLinda
Po shoh që më keni shkruar shumë për pjesmarrjen e Linda në Morinës në Xing Xing 2017. Komente negative, madje ka edhe nga ata që thonë përse keni vendosur ta përfaqësoni Kosovën vetëm me Lindën. Sa për korrektësi dua të sqaroj që kisha ftuar shumë personazhe të skenës shqiptare kosovare, por në sekondë të fundit e anulluan të gjithë dhe vetëm Linda që ju e shani u tregua korrekte. Plus që Linda nuk ka vrarë njeri dhe as i ka vjedhur shtëpinë ndonjërit prej jush. Nqs Linda ka dhunuar ndonjërin prej jush, e dënoj ashpër këtë akt terrorist dhe e mohoj Lindën si të ftuar. Gjithsesi, nuk përfaqësohet një popull i tërë nga një njeri i vetëm, sejcili ka përgjegjësitë e veta. Është emision humori njerëz, qëllimi i të cilit është të shpërndajë vetëm pozitivitet.
Mirëpo ankesat nuk mbarojnë me kaq. S’të le njeri ta tresësh gjelin dhe pulat dhe kecin dhe shqerrën dhe mishin e viçit rehat. Ankesa nr 2 është për mungesën e figurave shqiptare të Kosovës në emisionet shqiptare. E anasjellta është më e frikshme në fakt, por nuk shqetësohemi sepse i njohim vështirësitë që ka çdo emsion, si dhe angazhimet që ka çdo njeri i skenës dhe nuk është e thjeshtë vajtje-ardhja.
Gëzuar dhe një Vit të Ri sa më të ri. Gëzuar edhe ti Fifi që je shqiptare e Kosovës.