Breshëri akuzash ndaj Ermira Mehmetit, vijnë nga ata që deri dje e shfrytëzuan më së shumti  imazhin pozitiv të Ermirës, fytyrën , emrin , rininë, pasionin dhe idetë e saj. Këta gjithmonë bëhen  bashkë , sa herë që duhet të mbrojnë cilindo pervers dhe hajdut edhe atëher kur janë “Më shka se shkau”, “Kur mundohen tia hedhin”  njëri tjetrit,bëhen bashkë edhe atëher kur marrin milionat e “Maxhar Telekomit” , u bënë bashkë edhe sot me të gjitha portalet e “Komanduara” që të njollosin sa më shumë këtë vajzën  e bukur  dhe të mençur, siç e përshkruan Rudina Xhunga në njohjen e saj të parë, që nuk njihet për ndonjë aferë korruptive apo kriminale. Ajo dje vendosi t’i japë fund angazhimit politik në BDI, parti në të cilën gravitoi që nga themelimi. Gjest i guximshëm ardhur nga një femër deputete që pas maratonës së gjatë me këtë parti, jep mesazhin e fuqishëm që BDI tashmë, po tronditet nga themeli i saj. Gjest pakënaqësie i përfaqësimit politik, që si i tillë duhet të mbrohet edhe nga partitë opozitare, por edhe nga intelektualët e këtushëm, të cilët jo rrallë kanë ditur të komentojnë zhvillimet politike, madje edhe të ndërhyjnë në to. Mbledhja e nënshkrimeve për hyrjen e BDI- së në qeveri, është një “tefter” i njohur për ne, por këta intelektualë nuk dijnë reagim tjetër pas formimeve të qeverive, madje edhe kur tentohet të degradohet publikisht dinjiteti, së fundmi i një femre në politikë. Pra, ose qeveria i hesht intelektualët, ose intelektualët e heshtin qeverinë, e përgjithësisht heshtja i karakterizon. Nuk duhet heshtur, por duhet mbrojtur dhe kultivuar akti moral i dorëheqjes nga BDI, parti e cila po lë në errësirë dekadash shqiptarët në Maqedoni. Nuk duhet heshtur, por duhet stimuluar akti i Ermira Mehmetit që më në fund dha një mesazh që partia në pushtet të gjithë pushteteve është në fundin e afërt! Këtë akt dorëheqje tashmë duhet ta kuptojë çdo shqiptar. Ermira më në fund e kuptoi se ishte gabim të jesh pjesë e BDI-së, këtë urojmë ta kuptojë çdo shqiptar.Të gjithë duhet të kuptojmë se “Çështja Ermira”  i kalon kufijt e Ermirës. Ajo sot  nuk ka lidhje, as me Ermirën, as me BDI-në. “Çështja Ermira” duhet të bëjë bashkë debatet e  gjithë shoqwrisë ,grave dhe vajzave në hapësirat mbarëshqiptare. Sepse  po u shuan ca zëra si i saj atëher vajzat nuk do të përfshihen në lëvizjet politike rinore, apo lëvizjet femërore për ndryshim. Thjesht do të zhvishen për të dalë nga anonimati. Do të mbushin rrjetet online me lajme të tipit,  “I hoqi të gjitha”,  dhe do të zbrazin shpresat në sytë tanë, që tw gjithëve që   kemi vajza. Që duam një botë vajzash pa  legjendën e Kalasë së Rozafës. Sepse nuk do të bëhemi kurrë bashkë, kurrë më mirë nëse vazhdojmë të sakrifikojmë vajzat  tona! ) Koment nga (fol.mk)

ermira-1