Pjesëmarrja për herë të parë e Shqipërisë në Kampionatin Evropian Euro 2016 ka shënuar edhe një shitje rekord të uniformave dhe fanellave të kombëtares sonë të futbollit, si dhe të simboleve kombëtare në dyqanet e suvenireve në Tiranë.

Tifozët që kanë shkuar të ndjekin ndeshjet e Kombëtares së Shqipër isë në Francë janë ata që kanë blerë me shumë simbolet kombëtare.

Vjollca Çela, pronarja e dyqanit, “Artistike Ina”, në qendër të Tiranës, thotë për ATSH-në se “gjatë muajit qershor ka pasur një shitje rekord të uniformave dhe fanellave të reja të Kombëtares së Shqipërisë, si dhe simboleve kombëtare si flamujt kuq e zi, suvenire, aksesorë të ngjyrosur kuqezi apo të stampuar me shqiponjën, kapele dhe bluza”.

“Uniformat e futbollit që variojnë nga mosha 3-12 vjeç për fëmijë si dhe për të rriturit janë preferuar shumë. Çmimi i uniformave varion 1200 për fëmijët dhe 2000 për të rriturit”, shprehet Çela, e cila sqaron se çmimi varion sipas cilësisë.

Sipas saj, interes të madh ka pasur edhe për flamurin kombëtar, që vendoset në xhamat e makinave.

Por, shton ajo, kërkesat për qeleshet, kapelet me simbolin kombëtar, shallet kanë ardhur duke u rritur.

Tifozët që kanë shkuar të ndjekin ndeshjet e Kombëtares së Shqipër isë në Francë janë ata që kanë blerë me shumë simbolet kombëtare.

Një kategori tjetër që ka preferuar bluzat e kombëtares, si dhe ato me shqiponjën dykrenare kanë qenë edhe të huajt, të cilët ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit kanë pasur një interes të veçantë.