Shtetasit evropianë që qëndrojnë në Britaninë e Madhe, por edhe britanikët që jetojnë në vendet e BE-së, duhet të kenë garanci se do të munden edhe më tej të qëndrojnë të jetojnë atje ku tani janë shpërngulur edhe pas Bregzitit, paralajmëroi sot grupi “Tre milionë”, transmeton MIA.

Ky grup, i cili zhvillon fushatë në opinionin britanik kundër shprënguljes së njerëzve, kërkon garanci se ata nuk do të shfrytëzohen për “pazarllëk” mes Londrës dhe Brukselit, në bisedimet për dalje të Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Në të njëjtën kohë edhe grupi tink-tank “E ardhmja britanike” kërkoi përcaktim “të ndershëm” të datës dhe afatit për çfarëdo qoftë ndryshimi në lidhje me banimin dhe shtetësinë.

Ministrja në Qeverinë dhe kryeministrja Tereza Mej muajt e kaluar përsërisin se “dëshirojnë t’i mbajnë të gjithë 2,8 milionë evropianët”, të cilët jetojnë në Braninë e Madhe, ndërsa që të ndodh kjo anëtaret e BE-së, duhet të përgjigjen me reciprocitet.

Vlerësimi i këtyre dy grupeve është se Qeveria aktuale të gjithë evropianët në territorin britanik i shfrytëzon si një nga adutet e saj për tregtim të ardhshëm me BE-në në bisedimet për Bregzit.