Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka korrur suksese të shumta në tregun botëror të muzikës që kur u bë pjesë e tij.

Këngët dhe klipet e saj janë të dëgjuara dhe të pëlqyera në mbarë botën.

Muzika e saj ka arritur të dëgjohet jo më pak se katër miliardë herë në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Këtë njoftim, 29-vjeçarja e bëri të ditur për fansat e saj përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, përmes së cilave i ka falënderuar ata për mbështetjen e deritanishme.

“Kur e mora vesh që ju djema dëgjuat muzikën time mbi katër miliardë herë në Spotify! Faleminderit të gjithëve shumë, mezi po pres që t’ju shoh përsëri në shfaqje së shpejti dhe t’ju tregoj se çfarë kemi qenë duke përgatitur për ju”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e fotografive.

Aktualisht kënga e fundit e Ritës mbetet “Hoë to be lonely”, e cila u publikua në mars të këtij viti dhe pati mjaft sukses. Ajo ka përgatitur këngë të reja që do t’i lansojë së shpejti për fansat e saj, teksa është duke punuar edhe rreth albumit të saj të tretë.

When I got told you guys streamed my music 4 billion times on Spotify!!! Thank you all so much I can’t wait to see you at shows again soon and show you what we’ve been cooking! ❤️❤️❤️

Gepostet von Rita Ora am Dienstag, 6. Oktober 2020