Safet Iseni

U mendova gjatë, thash nuk shkruaj, nuk flas, sepse gjithmonë kur kam shkruar, kur kam folur shumë shtrejtë i kam paguar. Fatmirsisht i kam paguar me para e jo si disa të tjerë me gjak, e me jetë. A mund të durosh kur përmendet fjala falje, për njerëzit që tentuan të vrasin, për njerëzit që 12 vite na lanë rrugëve, për njerëzit që na detyruan t’i lëshojm shtëpitë tona.

Ç’janë këto budallalleqe të shqiptarve?

Sa herë duhet ne të falim dhe kur neve nuk do të na nëperkëmbin pas çdo faljeje që bëjm . Kush janë këta deputet të BDI-së, që falin gjakun e dikujt tjetër. Nga kjo unë kuptoj tash atë që e kam parë në filmin e “Xhan Pollatit”, kur e pyeti axhën Asllan kush po na vret shokët, miqt, heronjët, patriotët tanë, ai i tha: “Ata që vijnë të parët të të ngushëllojnë”.  E pra miqt e mij a nuk ishte BDI- ja, ajo e para që e ngushëlloi Selën. Ju kujtohet atëher kur juve  shokëve të mi ju thash se: “këta e kan rah e jo maqedont, atëher ju qeshët,  por me faljet e sodit që BDI po ngutet ti fal terroristët e vërtet, sikur ju shokët e mij jeni bindur se kam  pasur  të drejtë.

  • Pra pa mos e zgjatur shumë  kështu jemi na shqiptarët të tjerët i falim sepse na ndihmojnë për ta plaçkitur vëllaun tonë, popullin tonë dhe pastaj qajm vajtojm se jo të tjerët i kan fajet.