Familja Emini nga Morana e Shkupit, kërkon ndihmën e të gjithë njerëzve për të shëruar djalin e vogël. Babai, Hasip Emini për redaksinë FOL thotë se, djali vuan nga një sëmundje cerebrale dhe tani edhe nuk ecë.

Emini thotë se nuk ka as edhe shtëpi dhe jeton në shtëpinë e vëllait. Mundohet të punojë, por nuk ka punë dhe të ardhurat nuk i arrijnë as edhe për kontrollet mjekësore, e lëre më për ndonjë operacion të mundshëm.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë ta shohën vogëlushin duke ecur, për t’ia mundësuar atij një operacion mijëra eurosh në Turqi, mund të kontaktojnë në numrin e telefonit: 070-552-307. /Fol/