Në një vrojtim mbi pasurinë e familjeve shqiptare, Banka e Shqipërisë gjeti se, 95% e tyre kanë 1-2 prona, por 43% e tyre deklarojnë se nuk zotërojnë asnjë lloj kursimi apo pasurie financiare

Shqipëria i ka të ardhurat për frymë në nivelet më të ulëta europiane, por zotërimet në pasuri ta paluajtshme janë befasuese. 95% e familjeve shqiptare zotërojnë më shumë se 1-2 prona të patundshme, kryesisht shtëpi banimi. Banka e Shqipërisë anketoi në lidhje me gjendjen e pasurisë 1118 familje dhe gjeti se sipas deklarimeve të tyre, ata zotërojnë1645 prona të patundshme të llojeve të ndryshme. Rezultatet kanë treguar se 95% prej tyre ose 1064 familje zotërojnë 1-2 prona të patundshme, kryesishtshtëpi banimi ose kombinim i një banese dhe një prone tjetër si ‘tokë’, ‘dyqan’, ‘godinë’, etj.

Përafërsisht 3% e familjeve deklaruan se zotërojnëmë shumë se 2 prona të patundshme dhe 2% e të përgjigjurve kanë deklaruar se ‘nuk zotërojnë’ asnjë pronë të patundshme.
Pasuri të patundshme në nivele të kënaqshme kanë edhe familjet huamarrëse. 94% e tyre zotërojnë 1-2 prona të patundshme në momentin eintervistimit dhe kjo peshë është rritur në gjysmën e dytë të vitit 2018. Në shumicën e rasteve, këto prona janë një shtëpi banimi ose kombinimi i një shtëpie dhe një sipërfaqe toke. 4% e familjeve e tyre deklarojnë se zotërojnë ‘më shumë se dy prona’ dhe 2% deklarojnë se ‘nuk kanë asnjë pronë të patundshme’.