Erdhi koha që shqiptarët e Iliridës të kuptojnë të vërtetën, për Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin, nëse ua kanë dhënë besën Gruesvkit dhe Mijalkovit apo kanë qenë fjalë nga “gojë të liga” dhe thashetheme. Po pra, pikërisht tani shqiptarët do e kuptojnë nëse Ahmeti dhe Thaçi do i “varros” apo do i shpëtojnë Gruevskin dhe grupin rreth tij nga burgu dhe “vdekja” e sigurtë politike.

Tashmë dihet botërisht se zgjedhjet e 5 Qershorit janë “për jetë a vdekje” për Gruevskin dhe VMRO-në. Këtë tashmë e ka të qartë çdo qytetar i Maqedonisë, maqedonas, shqiptar dhe të tjerë. Këtë e ka të qartë çdo anëtar i VMRO-DPMNE-së, BDI-së, PDSH-së,…., ndonëse bëhen sikur nuk e kuptojnë dhe nuk e shohin. Këtë e kanë të qartë edhe ndërkombëtarët.

Prandaj tani mbetet të shihet se çfarë drejtimi do të marrin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, atë të mbrojtjes së interesit të shqiptarëve të Iliridës dhe dënimit të Gruesvkit dhe të strukturës kriminele të VMRO-së, apo do të qëndrojnë në anën që janë betuar se do të qëndrojnë besnik “deri në vdekje”!

Ndërsa, dalja e BDI-së dhe PDSH-së në zgjedhjet e 5 Qershorit bashkë me VMRO-në do të jetë edhe një arsye më shumë që shqiptarët përfundimisht të kuptojnë se Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi janë të kapur nga Gruevski dhe Mijalkovi, prandaj dhe janë të detyruar të qëndrojnë besnik ndaj tyre “deri në vdekje”!

Kështu, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, duke e shpëtuar Gruevskin, Mijalkovin, Jankulovskën, Janakievskin, Stavrevskin, dhe të tjerë, përveç se do e “varrosin veten” para se të vdesin, do i shtojnë edhe më shumë dhimbjet dhe vuajtjet e shqiptarëve të Iliridës. /GESh