Kandidati i pavarur për Kërçovën, Fatmir Limani, mendon se edhe pa mbështetjen e ish partisë së tij, BDI-së dhe kreut të saj, Ali Ahmeti, mund ta fitojë garën për Kërçcovën në këto zgjedhje lokale, shkruan gazeta LAJM.
“Secili njeri ka krijuar karakterin e tij, ka krijuar personalitetin e tij dhe unë mendoj se verdiktin sërish e jep populli. Unë mendoj që 20 vite në pushtet më tepër asocojmë në një lloj diktature, se sa në një demokraci të mirëfillt. Mendoj se tre mandate janë të tepërta, ndërkohë që kryetari aktual e kërkon mandatin e katërt. Për këtë do ta lëmë që të vendos populli, ngase vota e as populli nuk është pronë private e dikujt, por as e imja. Unë në këtë situatë dhe në të gjitha rastet dhe intervistimet e mia, kam thënë që kërkoj një mandat. Në mënyrë që të ju hapim shteg dhe të rikthejmë shpresën e vrarë te i riu, se mund të vij dikur në shprehje për të qenë edhe ai drejtues i këtij vendi apo udhëheqës i këtij vendi”, tha Fatmir Limani./Gazeta LAJM.