Të shtunën që shkoi, gjatë një kontrolli rutine nga ana e policit të komunikacionit të Tetovës, në gepekun e automobilit të një personi nga sigurimi i liderit të Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, është gjetur një pushkë automatike kallashnikov, shkruan portali Maktel.

Personi s’ka pasur leje për posedimin e pushkës, me çka ka kryer vepër penale për të cilën është paraparë dënim prej 1 deri 5 vjet burg, shkruan portali.

Ministri i Brendshem maqedonas Cavkov

Sipas informatave të mediumit, polici menjëherë e ka arrestuar bodigardin e Thaçit dhe e ka dërguar në stacionin policor bashkë me armën. Atje ka ndodhur e papritura – me urdhër të ministrit të .Brendshëm Mitko Çavkov personi është lënë i lirë.