Para disa ditësh ELEM-i doli me projektin “Parku i Parajsës” që do të kushtojë 14 milion euro dhe do të realizohet në Komunën Aerodrom, e banuar kryesisht me maqedonas. Këto para janë edhe nga taksapaguesit shqiptarë, ku për çudi zëvendës drejtorë i ELEM-it konsiston të jetë Fatmir Limani, përfaqësues i SHVL-UÇK apo nip i Fazli Veliut dhe Ali Ahmetit. Në një prononcim të paradokohshëm të një banori të fshatit Sllupçan, thotë që Ali Ahmeti u ka premtuar se Sllupçanin do e bëjë “Oazë” duke investuar për ta rimëkëmbur atë nga dëmet e shumta të Luftës së 2001-it. Dje, me rastin e shënimit të përvjetorit të rënies së martirëve të familjes Zymberi nga Sllupçani, pjesëmarrës ishte vet Fatmir Limani si dhe Ministrat e BDI-së, ku me sytë e tyre panë nga afër mjerimin dhe gjendjen katastrofale infrastrukturore të këtij fshati dhe Komunës së Likovës në përgjithësi. E gjithë kjo meritë e tyre, tregon interesimin e BDI-së si pjesmarrëse në Qeveri tash 15 vite nga përfundimi i luftës, se sa në të vërtet janë angazhuar që mjetet buxhetore për investime kapitale infrastrukturore ti sjellin në Sllupçan. Aty ku u sakrifikua më së shumti, vendi që ishte simbol i qëndresë dhe vendi që dha më së shumti dëshmorë të kombit, duke u shkatërruar edhe komplet si fshat nga bombardimet e policisë dhe ushtrisë maqedonase. Nëse nuk arritët të çoni në vend amanetin e dëshmorëve për të cilën çdo herë thirreni, atëherë së paku të kishit kompensuar dëmet material dhe të investonit për një jetë më të mirë për këta banorë. Prandaj pyesim Fatmir Limanin, meqë BDI dhe Qeveria ku bënë pjesë ajo nuk ka fuqinë që të investojë në këtë fshat dhe këtë komunë, sa para mund të ndash nga ELEM-i për ta rregulluar infrastrukturën rrugore, kanalizimin dhe ujësjellësin në këtë fshat? Sllupçanasit nuk kërkojnë parqe nga ju, por kanë nevojë për gjërat elementare për një jetesë më të mirë.

©fol.mk