Dje në mes orës 5 dhe 12 pasdite, nga disa persona të panjohur kanë kryer grabitje në xhaminë  “Arabati”, që ndodhet në kompleksin “Arabati Baba Teqe” në Tetovë, njofton SPB-Tetovë.

Së pari janë përdorur objekte të forta dhe kanë thyer bravën në derën e përparme, dhe pastaj nga kasa metalike kanë vjedhur 20 mijë denarë. Me konfiskimin e të hollave, pa u vërejtur nga askush, kanë ikur në drejtim të panjohur.

Vjedhjen e ka raportuar XH.S (36), një punonjës i bashkësisë fetare islame të Tetovës.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi dhe janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për sqarimin e plotë të rastit në fjalë dhe gjetjen e autorëve./TetovaSot/