Për çka ta besojmë më shumë Ali Ahmetin, për ato që i flet apo për ato që i bën?

Ali Ahmetin duhet ta besojmë që thotë se i punësoj ish ushtarët e UCK_së apo që i la ata pa ja zgjidhur statusin me ligj ne mënyrë të barabartë me forcat e armatosura shtetrore?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që thotë se janë liruar djemt e rastit të Sopotit apo që ata kan qëndruar pafaj shume vite burg?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që thotë se nuk beson që Fejzi Haziri (Fejzi Hajdari si thotë ai vet), është njeri që bën vepra makabre, apo që Fejzi Haziri bashkë me djemtë tjerë të rastit monstra po vuajnë burgjeve të pafajshëm?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që i ka ndërruar emrat e tri shkollave ne Cair, apo që në diplomat e dëftesat e nxënësve ende qëndrojnë emrat e vjetër të këtyre shkollave?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që në librat shqip të shkollave flitet për atdhetarërt apo që në ato libra ka fyerje ndaj një kombi të tërë?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që Tetova po riorganizohet në konceptin infrastrukturorë, apo që Tetova po helmohet nga ajri I ndotur për interest të dikujt që ska as rëndësi se kush është?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që thotë se në zonat shqiptare po ndërtohen e rindërtohen rruge, kanalizime e ujsjellës apo që shqiptarët e pothuajse të gjithë vendbanimeve ku jetojnë nuk kan ujë të pijshmëm nga sistemet e ujit, skan kanalizime e rruge të asfaltuara (ose edhe nëse janë të asfaltuara janë në gjendje të mjerueshme)?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që thotë se buxheti i shtetit nuk mund të ndahet në bazë etnike, apo që buxheti I shtetit ne gati 97% shkon në investime në anën e Maqedonisë Lindore?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që thotë se ne shkupi 2014 kemi sjell 3 figura kombtarë shqiptare, apo që lejoi dhe e perkrahu që në Shkupi 2014 të harxhohen qindra milionë euro për të ndërtuar kopshtin I cili shuan komplekse inferioriteti e na bën qesharak para botës?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që thotë se shqiptarët janë në gjendje të barabartë me të tjerët, apo që shqiptarët përbuzen në të gjitha instancat shtetrore?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që thotë se hapim zona ekonomike në disa vende ku jetojnë shqiptarët, apo që në zonat ekonomike janë bërë disa investime ku nuk ka të punësuar asnjë shqiptar?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që thotë se të rijtë do të kenë pozicionin e duhur ne funskione të rëndësishme shtetrorë, apo që ne jemi dëshmitar të ikjes masive të rinisë shqiptare në perëndim?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që thotë se kemi marrë legjitimitetin nga populli me 153 mijë vota për të ndryshuar gjendjen e shqiptareve ne aspektin pozitiv, apo që pas marrjes së 153 mijë votave vasaliteti kundrejt vmro_së sa vjen e shtohet?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që thotë se Maqedonia po ecën mirë në drejtimin e Nato_s dhe BE_së, apo që vet BE në raportet e tyre paraqet regres të vazhdueshëm?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që thotë se kultura shqiptare në Maqedoni po avansohet, apo që në tetovë akoma sështë realizuar godina e teatrit dhe bibliotekës?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që thotë se në BDI nuk janë të gjithë engjuj, apo që duhet të presim përfundimin ligjor për Maxhar Telokomin?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që thotë se bëra gjithcka që munda në rastin e lagjes së Trimave në Kumanovë, apo që në atë rast u vranë njerëz, u terrorizua një lagje e tërë shqipare?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që thotë se unë kam qenë ne Kumanovë, në Likovë apo që ne e dijmë se ai asnjëhere nuk shkeli në Lagjen e Trimave në Kumanovë?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që thotë se zgjedhjet do mbahen me 24 prill 2016, pastaj më 5 qershor, që do shpërbëhëet kuvendi sepse zgjedhjet janë e vetmja alternativë për dalje nga kriza e që BDI nuk e lëshon qeverinë sepse ata nuk janë HYN E DIL ISUF QAMIL, apo që ishte vet BDI që përkrahu 2 herë shpërndarjen e parlamentit e pastaj kërkoi nga gjykata kushtetuese të rikthehet sërish?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që dikur na thoshte se ekipi me të cilin arrin fitore nuk ndërrohet, apo që pas skandaleve të turpshme i ndërroi komplet minstrat dhe zëvendës ministrant për të na treguar kinse reformën?
Ali Ahmetin duhet ta besojmë që na thoshte se ai është i gatshëm të pranoje publikimin e të gjitha përgjimeve telefonike qofshin ato edhe private, apo që sot na thotë se po shiten përgjime nëpër Bitpazarë e Ferizaj duke aluduar në përgjime të montuara?
A duhet më ta besojmë Ali Ahmetin?