Shkruan: Skender Skenderi

Kohëve të fundit ditë e më tepër po spekulojn lajmet për ndryshimin e emrit të qytetit të Strugës. Këto spekulime vijn nga pamja që po merë qyteti. Emri më i përafërt është LAS VEGAS !!!

Shkaku i Lisesë së Korçës dikur krahina dhe qytete të ndryshme vinin në Strugë për të kërkuar MËSUES dhe arsimtar të ndryshëm, ngase vërtet Struga i plotësonte këto kapacitete. Sot e kësaj dite me rastin e jubilarëve të shkollave fillore dhe të mesme nga Maqedonia, Kosova dhe Presheva me respekt përkujtohen dhe disa nga ata edhe post mortus dekorohen me çmime të ndryshme.

Kjo vërtet të bënë krenar që je Strugan. Kohëve të fundit Struga posedon edhe epitete dhe etiketa nga më të ndryshmet. Nëse dikur kishte mësues, tani ka admiralë, senator, të cilët e kanë dhe se kanë aritur Apex-in (majën). Mos keqkuptohemi, admirali, senatori, astra, apexi dhe të ngjashme si këto janë vetëm CASINO ku lahet dhe shpërlahet truri dhe xhepi i rinisë Strugane. Janë objekte shumë të bukura për nga pamja e jashtme, por shumë të shumtuara dhe të flliqura për nga puna e brendëshme. Pronarët e këtyre objekteve i lavdërohen Kryeimamit se as Ti si hoxhë dhe njeri i Perendisë nuk ke xhematë në tërë qytetin sa kemi vetëm njëra nga objektet tona. Arsyeja e vetme është që ju mundoheni të mbroni shpirtin dhe sinqeritetin e qytetarit. T’i edukoni për ruajtjen e nderit dhe formimin e familjeve të shëndosha, bujare dhe të ndershme shqiptare.

Kurse neve realizojm politikat e qeverisë dhe shërbimeve të ndryshme duke i mbushur xhepat tona dhe duke e joshë qeverinë. Ne rininë shqiptare e mësojm në mënyrë praktike për natën e parë të gjerdekut. Bile bile e pyesim se me kend dëshironi të humbni virgjinitetin dhe të ndjeheni sa më burrë. I sigurojm pakovka të drogës ku ai gjithmon deri në vdekje do të jetë i lumtur dhe asnjëher nuk do të dinë se vuan nga ndonjë sëmundje që e ka blerë me paratë e babës së shkretë. Llas Vegas, lloj lloj bastore, mashtrime, hidhërime, ngatresa. Këto gjëra nuk i ka pas Struga. Turp që nga 2002 dhe deri më sot, asnjë qeveri, asnjë parti, asnjë nga drejtuesit e vetqeverisjes lokale nuk gjetën kohë, mundësi dhe aftësi të vendosin bustin e dëshmorit Nuri Mazarit !!! në qytetin e Strugës qeverisja e kaluar dhe e tashmja!. Po vërtet nuk gjetën mundësi sepse siç thamë edhe më lart, Strugës i lejohet të bëjë vetëm atë që kërkon qeveria e Nikolla Gruevskit dhe kapobanditëve të saj.

Prandaj edhe thonë: Kako Struga nema druga. Sepse ata po joshen, po pasurohen, po arijnë qëllimin e degjenerimit dhe nga ana tjetër kemi numrin e ritur të çkurorëzimeve, numrin e madhë të papunësisë, emigrimin e rinisë, ritjen e përqindjes të personave me varshmëri narkotike e tj. Sot mësuesi në Strugë shet shtalba misri gjatë sezonit të verës ose qëndron i mbyllur në shtëpi ngase e vret ndërgjegja se deri ku ka mundur të arij apex-in (majën) çmenduria dhe anomalitë e ndryshme devijuese në dëm të rinisë , familjes shqiptare dhe shoqërisë mbarë.