Pas publikimit të porosisë në disa portale ku në tabelën e fshatit Haraçinë shkruhej Stop Fatmir Limanit , kanë filluar reagimet e shumë figurave të shquara dhe veprimtarë të çështjeve kombëtare e  politike  .

Këtë   ndodhi e ka komentuar edhe kryetari i shoqatës së ish të burgosurve politik Shpëtim Pollozhani i cili këtë veprim të banorëve të Harçinës e kishte komentuar kështu  : 

Këtë që e bëri Haraçina, me atë qe ua ndalon hyrjen ne fshat kukuvajkava të BDI duhet ta bëjne të gjithë vendbanimet shqiptare në trojet e veta në Maqedoni. 

Këta filluan edhe postet politike t’ia kalojne në trashegimi daja nipit
Tu ndalohet propaganda politike këtyre deshtakeve , të cilet as per 15 vjet nuk e vune në rend dite zgjidhjen e statusit te pjesemarësve ne Luften e vitit 2001 dhe as statusin e ish te burgosurve politik shqiptarë, sikurse që e kane ,,branitelat” dhe ish te burgosurit politik maqedonas, nga te cilët shumica ishin të denuar për spiunazh në dobi të Bullgarise

(këtë e dij pasi i kam kaluar mbi 7 vjet në  burge  me ata individë).

Ka komentuar në facebook  kryetari i shoqatës së ish të burgosurve politik Shpëtim Pollozhani.