Uashington, 24 korrik – Edhe krahas sanksioneve dhe masave të tjera të ndërmarra, në tentim që që të parandalohen aktivitetet e tyre para zgjedhjeve në SHBA në vitin 2020, rusët janë të vendosur të vazhdojnë të përzihen në zgjedhjet amerikane, deklaroi drejtori i Byrosë Federale për Hetime (FBI) Kristofer Rej, i cituar nga mediat britanike, njofton Koha.mk

Rej këtë e ka thënë gjatë dëgjimit  në Komisionin Juridik të Senatit amerikan, që ishte paraardhësi e paraqitjes së sotme para Kongresit të prokurorit special Robert Miler, i cili do të dëshmojë për hulumtimin e tij dyvjeçar për përzierjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016 në dobi të kandidatit të atëhershëm republikan, ndërsa tani president. Donald Tramp.

Kryetari i Komisionit Juridik, Lindzi Gream, republikan nga Karolina Jugore, e ka pyetur drejtorin e FBI-së nëse atë që e ka deklaruar do të thotë  se Moska vazhdon me aktivitetin e njëjtë, edhe krahas të gjitha sanksioneve nga ana e Uashingtonit.

“Po”, u përgjigj Rej. “Mendoj se ata nuk do të ndalen, derisa (sanksionet) janë të pamjaftueshme që t’i detyrojnë të përmbahen”, tha drejtori. (koha.mk)